Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet lokale në Komunën e Strugës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas KSHZ-së, nga 63% vota të numëruara, rezultatet janë si më poshtë:


Nasto Palioski kandidat i pavarur 134 vota

Jovana Majsoska nga E Majta 1.507 vota

Arsim Dalipi nga AKI 6.110 vota

Lube Petrevski nga PP 49 vota

Besnik Asani kandidat i pavarur 473 vota

Mendi Qyra nga VLEN 6.212 vota

Igor Maleski kandidat i pavarur 146 vota

Robert Mileski nga DSH 448

Mirko Saveski kandidat i pavarur 152 vota

Kujtojmë se në këtë komunë ka gjithsejt 62.711 votues, teksa dalja deri në orën 18:30 ka qenë 39,53%. /Telegrafi