Tottenham Hotspuri e ka mposhtur 2-0 Manchester City në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.
Jose Mourinho arriti të mposht rivalin e tij të vjetër Pep Guardiolan, derisa ndeshja filloi me një ritëm të qetë.
Deri në minutën e 40-të, të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të qetë, por më pas ndryshoi rrjedha e lojës, kur Citizens fituan penallti, por të cilën Ilkay Gundogan dështoi ta konvertonte në gol.
Pjesa e parë përfundoi kështu pa gola, ndërsa në të dytën ishte e vendosur gjithçka për Spurs.
City mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 60-të, pasi Oleksandr Zinchenko pranoi kartonin e tij të dytë në këtë sfidë.
Më pas, Steven Bergwijn (63’) që u transferua në këtë janar te Tottenhami, debutoi me gol, gjersa u asistua nga Lucas Moura.
Tetë minuta më vonë, Son-Heung Min e dyfishoi epërsinë e vendasve me një asistim të Tanguy Ndombeles.
City më pas tentoi të rikthehej në lojë, por ishte e pamundur, pasi Spurs tashmë kishin marrë lojën nën kontroll.
Pas javës së 25-të, Manchester City vazhdon të jetë në pozitën e dytë me 51 pikë, 22 më pak se Liverpooli që është lider, ndërsa Tottenhami gjendet në vendin e pestë me 37 pikë.
Në xhiron e 26-të, Spurs takohen me Southamptonin, e City do të ketq punë me West Hamin. /Telegrafi/
WHAT A GOAL!!!!
Spurs 1-0 Man CityWhat a way to make your debut! Steven Bergwijn puts Spurs ahead with a fantastic volley from the edge of the box 😍🔥⚽#TOTMCI pic.twitter.com/OdSg11ohbD
— Daniel Adebisi (@danieladebisi1) February 2, 2020
https://twitter.com/D9INE_PREMIUM_2/status/1224030521396625408