LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 7° clearsky_day

Mbyllen qendrat e votimit në Gjakovë

Mbyllen qendrat e votimit në Gjakovë

Sot duke filluar nga ora 07:00 e deri në ora 19:00 qytetarët e Gjakovës, kanë pasur mundësi që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë  në 37 vendvotime sa kanë qenë të hapura në Komunën e Gjakovës.

Këto qendra të votimit në Komunën e Gjakovës janë mbyllur me kohë, dhe nga të dhënat e fundit të KQZ-së, bëhet e ditur se deri më tani nga 117 vendvotime të procesuara, nga 145 vendvotime, përqindja e votuesve në Komunën e Gjakovës deri më tani është 27.32%.

Ndërsa, sa u përket Policisë së Kosovës, dhe Prokurorisë Themelore në Gjakovë, është bërë e ditur që procesi zgjedhor në Komunën e Gjakovës, ka kaluar pa asnjë incident, duke paraqitur kështu një proces të qetë zgjedhor. /Telegrafi/