Mbrojtësi serb mendoi se ishte në teatër: Shikoni momentin kur aktroi gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë

Shqipëria luajti baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Kupën e Botës për Klube.
Futbollistët mysafirë kishin vetëm një mision gjatë asaj ndeshje – të nxitnin turmën e tifozëve në ‘Air Albania’ duke i provokuar ata.
Në një episod të dyshimtë gjatë ndeshjes, protagonist ishte mbrojtësi serb Strahinja Erakovic.
Ai u kap nga kamerat në nëj moment i cili ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes.
Në një video që po qarkullon, ai shihet duke ecur në fushë, por vetëm pak sekonda më vonë papritmas rrëzohet në tokë duke mbajtur kokën, sikur të ishte goditur rëndë.
Ky veprim i tij u kritikua ashpër në rrjetet sociale me Erakovic që u akuzua për simulim të pastër.
Megjithatë, Erakovic nuk ia doli qëllimit të tij, pasi gjyqtari italian Davide Massa ishte i vetëdijshëm për ekzagjerimin e situatës nga ana e tij./Telegrafi/


































