LAJMI I FUNDIT:

MBPZhR hap periudhën e aplikimit për programin për integrimin socio-ekonomik të fermave të vogla

MBPZhR hap periudhën e aplikimit për programin për integrimin socio-ekonomik të fermave të vogla

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga nesër hap periudhën për aplikim në “Programin për Integrimin Social – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”.

Përmes këtij programi, MBPZhR-ja synon përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të fermerëve në zonat rurale, krijimin e vendeve të punës, si dhe rritjen e të ardhurave duke integruar fermerët e vegjël në sektorin bujqësor.

Investimet e ministrisë përmes Programit arrijnë vlerën prej 3 milionë euro dhe përmes këtij fondi do të mbështeten sektori i përpunimit të frutave, sektori i mishit, vezëve, qumështit, prodhimi i mjaltit, prodhimi, përpunimi dhe grumbullimi i produkteve pyjore, si dhe përpunimi i produkteve bujqësore në shtëpi.


Përfituesit e këtij programi mund të jenë të gjithë fermerët në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural që plotësojnë kriteret e këtij Programi.

Afati për aplikim për këtë program fillon më 18 shtator dhe përfundon më 18 tetor 2019.

Gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e vlerësimit mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë www.mbpzhr-ks.net, si dhe në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Kalo në kategori