Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, e udhëhequr nga kryetari Memli Krasniqi, ka mbajtur të hënën mbledhjen e saj të rregullt, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe tragjedinë nëpër të cilën po kalon Kosova si rezultat i përkeqësimit të gjendjes së pandemisë.
Muaji gusht i këtij viti, ishte periudha më tragjike që ka përjetuar Kosova deri tani nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave publike, vetëm gjatë këtij muaji, kanë vdekur 213 qytetarë të vendit tonë, ndërsa janë infektuar 35 mijë e 299 qytetarë.
Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, diskutuan për shqetësimin që po shfaqin qytetarët e Kosovës të cilët po kërkojnë në vazhdimësi termine për vaksinim, të cilat nuk mund t’i marrin për shkak të mungesës së vaksinave. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese, për faktin se Kosova është në fund të listës së vendeve të Evropës, për sa i përket përqindjes së popullsisë së vaksinuar.
Partia Demokratike e Kosovës, fton Qeverinë që të ndryshoj qasjen e menaxhimit të procesit të vaksinimit të qytetarëve në këtë periudhë tragjike. Qeveria duhet të ketë plan konkret për furnizim të vazhdueshëm me vaksina, për rritjen e kapaciteteve të vaksinimit dhe të decentralizojë këtë shërbim, duke mundësuar vaksinim 7 ditë të javës për çdo qytetar, nëpër lagje, fshatra e qytete, e jo ta mbajë edhe më tej të centralizuar këtë proces jetik për qytetarët.
Kryesia e PDK-së ka diskutuar edhe për procesin e përgatitjeve rreth zgjedhje lokale.
Anëtarët e Kryesisë u informuan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 29 kandidatë të PDK-së për kryetarë të komunave dhe 875 kandidatë për 33 Kuvende Komunale, duke qenë edhe kësaj here partia me numrin më të madh të kandidaturave për udhëheqje të komunave.
17 nga 29 kandidatët e PDK-së për kryetarë të Komunave garojnë për herë të parë, ndërsa 22 nga 29 kandidatët nuk kanë qenë asnjëherë në udhëheqje të komunave.
Po ashtu, edhe në këto zgjedhje PDK është partia që ka më së shumti kandidate gra për kryetare të Komunave si dhe kandidate për Kuvende Komunale. Në total, PDK ka 4 kandidate për kryetare të Komunave dhe 324 gra kandidate për Kuvende Komunale.
Në këtë mbledhje të Kryesisë janë emëruar katër sekretarë. Betim Gjoshi do të jetë Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje, Bernard Nikaj do të jetë Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Adri Nurellari do të jetë Sekretar për Politika Programore dhe Bekim Çollaku do të jetë Sekretar për Çështje të Integrimeve Euro – Atlantike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë