LAJMI I FUNDIT:

Mbijetojnë 28 pasagjerë nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan

Mbijetojnë 28 pasagjerë nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan

Dhjetëra persona besohet se humbën jetën kur aeroplani që transportonte 67 persona u rrëzua në Kazakistan, kanë njoftuar nga ministria e Emergjencave në këtë vend.

Autoritet thonë se 28 prej tyre i kanë mbijetuar rrëzimit duke përfshirë tre fëmijë, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i aviokompanisë së Azerbajxhanit ishte nisur nga Baku, por për shkak të mjegullës së madhe piloti u detyrua të devijoj.


Fluturakja u rrëzua në afërsi të qytetit Aktau në pjesën perëndimore të vendit, e video të ndryshme pretendohet se shfaqin momentin e rrëzimit të aeroplanit.

Fotografitë nga vendi ku është përplasur fluturakja, shfaqin copat e aeroplanit Embraer 190, ku ekipet e shumta të emergjencave kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbi 50 pjesëtarët të këtyre agjencive të emergjencave po asistojnë në fikjen e zjarrit, kanë njoftuar autoritetet në Kazakistan.

Mbetet e paqartë se çfarë ndodhi që shkaktoi rrëzimin e aeroplanit, që transportonte 62 pasagjerë dhe pesë pjesëtarët të ekuipazhit.

Të mbijetuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt për trajtim.

E nga aviokompania e Azerbajxhanit kanë bërë të ditur se piloti ishte detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Aktau. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori