Numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka kaluar 6000, ndërsa edhe më tutje vazhdon trendi i të infektuarve të rinj me numra treshifrorë, si dhe bilanci përditshëm i zi i pacientëve të cilët po e humbin betejën me coronavirusin.
Që nga fillimi i këtij muaji janë evidentuar 3854 raste pozitive dhe 154 të vdekur. Vetëm katër ditë ishin me më pak se 100 të diagnostikuar. Rekordi i të sëmurëve ishte më 13 qershor kur u regjistruan 194 raste, ndërsa më së shumti të vdekur kishte më 20 qershor – 11.
Deri në ditën e djeshme, janë regjistruar 6080 raste, ndërsa më i madh është edhe numri i rasteve aktive se sa nga të shëruarit. Aktivë tani janë 3479, ndërsa janë shëruar 2315. Deri më tani kanë vdekur 286, prej të cilëve nëntë vetëm gjatë ditës së djeshme. Dje ishin regjistruar 176 të infektuar të rinj, përsëri më së shumti në Shkup 61, i cili tashmë disa javë është vatra më e madhe në vend.
Në kryeqytet deri më tani ka 2951 raste të konfirmuara, aktivë janë 1978. Pas Shkupit, më së shumti të infektuar ka në Tetovë 367, Kumanovë 283, Shtip 176, Ohër 139, Strugë 131 dhe në Resnjë 92. Pa asnjë të infektuar tani, sipas statistikës së Institutit për Shëndet Publik, janë vetëm Radovishi, Berova, Dellçeva dhe Vinica.
Po rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar. Në Klinikën Infektive deri dje ishin hospitalizuar 98 pacientë, në spitalin në Kozle 19, dhe në SPQ “8 Shtatori” 129 pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 39, në spitalin në Shtip 28, ndërsa në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep po mjekohen 80 raste pozitive në kovid-19. Në makinë respiratore janë nëntë pacientë.
Kompetentët sigurojnë se edhe krahas numrave të rritur të të infektuarve dhe të hospitalizuarve, situata po menaxhohet mirë, ndërsa sistemi shëndetësor ka kapacitet që t’i pranojë të gjithë pacientët. Ka në dispozicion mjaftueshëm shtretër dhe kuadër të mjaftueshëm – mjekë dhe infermiere. Thonë edhe se për momentin nuk ka indikacione për shtimin e masave restriktive.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se spitalet po fillojnë ta normalizojnë punën. Është bërë plan për punë dhe orar i pacientëve terminet e të cilëve janë shtyrë për shkak të krizës. Kah fundi i kësaj jave pritet që në një pjesë të klinikave dhe për disa intervenime të fillojë të funksionojë edhe sistemi “Termini Im”. Për klinikat tjera do të pritet, që të shihet se si do të realizohet intensiteti i diagnostikimit të pacientëve të rinj nga coronavirusi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania