Mbi 600 viktima në përleshjet fetare në Nigeri

Sipas autoriteteve, ushtria dhe policia në disa shtete të veriut janë përleshur me ithtarët e Boko Haram, të cilët kërkojnë zbatimin e të drejtës islame - Sherijatit në mbarë territorin e vendit më të populluar të Afrikës.
Siç transmetojnë mediat problemet kanë nisur javën e kaluar kur në shtetin Baushi janë arrestuar disa pjesëtarë të sektit nën dyshimin se kanë planifikuar sulme ndaj stacioneve të policisë.
Pas arrestimit ithtarët e Boko Haram, të cilët krahasohen me talibanët në Pakistan dhe Afganistan, të armatosur me shpata, thika dhe pushkë gjuetie nisën rebelimin në disa qytete.
Udhëheqësi i sektit Mohamed Jusuf të enjten u arrestua nga policia, por më pas u ekzekutua në stacionin e policisë. /Alsat-M/
Nga
Telegrafi
02/08/2009
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































