Site icon Telegrafi

Mbi 5 milionë persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë COVID-19

Më shumë se pesë milionë persona janë bërë milionerë në gjithë botën më 2020, pavarësisht dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ndonëse shumë persona janë përballur me varfëri, numri i milionerëve është rritur për 5.2 milionë në 56.1 milionë në nivel botëror.

Sipas kompanisë për investime Credit Suisse, gjatë 2020-së, më shumë se 1 për qind e të rriturve në botë kanë qenë milionerë për herë të parë.

Rritja e çmimeve të aksioneve dhe rritja e çmimeve të pronave shtëpiake, ka ndikuar në rritjen e vlerës së pasurisë.

Anthony Shorrocks, ekonomist dhe autor i Raportit për Pasuri Globale, ka thënë se pandemia ka pasur “ndikim afatshkurtër në tregjet botërore”, mirëpo ka shtuar se ky trend është përmbysur “në fund të qershorit të vitit 2020”.

“Pasuria botërore jo vetëm që ka mbetur stabile në këtë trazirë, mirëpo në fakt është rritur shpejt në gjysmën e dytë të vitit”, ka thënë Shorrocks.

Kjo pasuri në total është rritur për 7.4 për qind.

Prej fillimit të shekullit XXI-të, numri i personave me pasuri ndërmjet 10 mijë dollarë deri në 100 mijë dollarë është më shumë se trefishuar, përkatësisht nga 507 milionë më vitin 2000, në 1.7 miliard në mesin e vitit 2020. /REL/

Exit mobile version