Site icon Telegrafi

Mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar për 10 përqindëshin, tërhiqen 186 milionë euro nga Trusti

Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Fondi Kursimeve Pensionale kap shumën e 186 milionë eurove.

Ndërkaq, deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10 përqindëshit.

“Deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10 përqindëshit”, ka thënë zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Sipas tij, numri i aplikuesve ka shënuar rënie në dhjetë ditshin e parë të janarit.

“Numri i aplikuesve 10 ditshin e parë të janarit është i ulët, krahasuar me javët e para të aplikimit, dhe është rreth 4 mijë kontribuues”, tha ai për Epoka e Re.

Lexo po ashtu Detajet e Ligjit për Rimëkëmbje - tërheqja e 10-përqindëshit, mbështetja për punëtorët që kanë humbur vendet e punës dhe 200 milionë euro për bizneset

Ndërkaq, sa i përket vlerës se mjeteve që kanë tërhequr kontribuuesit nga 10 përqindëshi, Demi ka deklaruar se kjo shumë kap vlerën e 186 milionë euro.

“Deri më tani vlera e mjeteve që kanë përfituar kontribuuesit nga tërheqja e 10 përqindëshit është rreth 186 milionë euro”, ka deklaruar Demi.

Në bazë të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar tërheqja e 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale. /Telegrafi/

Exit mobile version