Site icon Telegrafi

Mbeturinat ua zënë frymën banorëve të rrugës “Gjon Serreqi” në kryeqytet

Tash e disa ditë kundërmimi i mbeturinave të grumbulluara po ua zë frymën banorëve në rrugën “Gjon Serreqi” në Prishtinë.

Ka pesë ditë që kontejnerët dhe thasët e mbushur me mbeturina qëndrojnë para dyerve të shtëpive në rrugën “Gjon Serreqi” në kryeqytet. Kjo për shkakun se kamionët dhe punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” nuk kanë dalë për t’i grumbulluar mbeturinat në këtë rrugë.

Telegrafi, sot paradite ka kontaktuar Kompaninë “Pastrimi” për të marrë një përgjigje se pse nuk janë tërhequr mbeturinat në këtë rrugë, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, banorët kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që “Pastrimi” e “harron” për disa ditë grumbullimin e mbeturinave në këtë rrugë të kryeqytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version