LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 7° partlycloudy_night

“Mbeturina mbrapa Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë” – Komuna e bënë pastrimin e asaj zone

“Mbeturina mbrapa Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë” – Komuna e bënë pastrimin e asaj zone

Përmes platformës ndreqe.com, një qytetar ka shprehur një ankesë për disa mbeturina mbrapa Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë.

Ai kësaj ankese i ka bashkangjitur edhe fotografi, në  të cilat shihen mbeturinat e mbledhura në atë zonë.

Mirëpo, pas kësaj ankese, Komuna e Kamenicës ka reaguar me pastrim.


Udhëheqësja e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunë të Kamenicës, Florentina Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se kompania kontraktuese e ka bërë pastrimin.

Ndër të tjera, Kryeziu ka theksuar se kjo depone ilegale e ka shëmtuar atë pjesë.

“Në këtë pjesë të qytetit është bërë pastrimi i kësaj deponie të vogël ilegale, gjë që e ka shëmtuar këtë pjesë dhe nuk është e lejuar hudhja e mbeturinave të ndryshme në këtë pjesë. Kompania kontraktuese e ka bërë pastrimin dhe e kanë rregulluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbesim me shpresë që këto pjesë të bukura të qytetit të mos degradohen nga mbeturinat”, ka thënë Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Botë
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori