LAJMI I FUNDIT:

Mbetet pezull seanca për marrjen në pyetje të Jankulloskës

Mbetet pezull seanca për marrjen në pyetje të Jankulloskës

Gjykata Penale e Shkupit nuk ka përcaktuar datë të re për vazhdimin e marrjes në pyetje të ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe tre personave të tjerë për të cilët Katica Janeva kërkon konfiskimin e pasaportave në lidhje me lëndën “Fortesa”. Të paktën tani për tani është e sigurt, se marrjen në pyetje do ta përfundojë gjyqtari, të cilit iu përkeqësua gjendja shëndetësore, derisa e merrte në pyetje Jankullovskën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Gjyqtari duhet të përcaktojë më tej, kur do të vazhdojë me prononcimin për propozimet e prokurorisë, për të cilat do të dërgojë ftesa për palët. Pas miratimit të vendimit të gjykatësit në procedurë paraprake për lëndën për të cilin jeni të interesuar do të informoheni në kohë “, njoftuan për Alsat-M nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Gjykatësi në procedurën paraprake, të cilit iu përkeqësua gjendja shëndetësore, është Jovan Lazerevski. Bëhet fjalë për gjyqtarin e njëjtë i cili ka vepruar në disa propozime që lidhen me lëndën “Fortesa”. Së pari, javën e kaluar ai hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë speciale, për bastisjen e shtëpisë së kreut të Drejtorisë së pestë, Goran Grujoski.


Shpjegimi pas këtij vendimi ishte se gjykata nuk ishte i bindur për kompetencat e Janevës për rastin konkret. Ditën tjetër, i njëjti gjyqtar për të njëjtën lëndë ka miratuar paraburgimin prej 30 ditësh për Goran Grujoskin. Ky vendim është apeluar nga mbrojtja, ndërsa Këshilli gjyqësor në të njëjtën gjykatë në të cilin punon Llazarevski, vendimin e tij nga dënim me burg, e ndryshoi në arrest shtëpiak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori