Me mbështetjen e BE-së dhe Suedisë, gratë në Istog hapin linjën e re të prodhimit të çajit organik

Në Istog sot u bë lansimi zyrtar i linjës lokale të prodhimit të çajit me filtër organik , si pjesë e programit të financuar nga BE-ja dhe Suedia “Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumë qëllimor të pyjeve për përmirësimin e jetesës në zonat rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.
Ky program zbatohet nga FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi.
Shoqata e Gruas “Melissa” nga Istogu ka filluar prodhimin e çajit me filtër organik duke përdorur një proces inovativ të paketimit. Kjo linjë e re e prodhimit të çajit është një model unik në treg dhe një qasje e re për paketimin e çajit, u mundësua me mbështetjen e programit. Pajisja është projektuar për të lehtësuar prodhimin e çajit të filtrit organik duke përdorur lëndë të para me burim nga bimët mjekësore dhe aromatike të rritura në rajonin e Radushës, të cilat mblidhen nga anëtarët e Shoqatës Melissa.
Me këtë mbështetje, shoqata tani mund t’i shtojë vlerën produkteve të tyre të grumbulluara, duke kompletuar kështu zinxhirin e vlerës së produkteve pyjore, sikur që janë bimët mjekësore dhe aromatike.
Për më tepër, anëtarët e Shoqatës së Gruas do të trefishojnë sasinë e bimëve aromatike dhe mjekësore të grumbulluara në Radushë dhe do të prodhojnë një brend të ri të çajit të filtrit organik në Kosovë, të quajtur “Melissa”, thuhet në njoftim.
Kjo linjë prodhimi, pritet të krijojë vende të reja pune, duke përfshirë tri pozita me kohë të plotë për gratë në fazën e përpunimit dhe 25 vende pune me kohë të pjesshme për grumbullimin e bimëve dhe dërgimin e produkteve për përpunim.
Grumbullimi i produkteve pyjore jodrusore, duke përfshirë bimët mjekësore dhe aromatike, nga anëtarët e shoqatës do të udhëhiqet nga plani i ri i menaxhimit shumë – qëllimor të Pyjeve për rajonin e Radushës. Ky plan siguron që procesi i grumbullimit të mbështesë qëndrueshmërinë e burimeve pyjore.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), Komuna e Istogut, Shoqata e Gruas “Melissa” dhe biznese vendore.
Gjatë aktivitetit, përfaqësues nga këto organizata theksuan rëndësinë e projektit dhe rolin kritik që gratë luajnë në ndërgjegjësimin e komunitetit për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore dhe sfidat e ndryshimeve klimatike. Pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar përpjekjet drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në menaxhimin e pyjeve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Olivier Boudart, udhëheqës i ekipit, Agjenda e Gjelbër dhe Zhvillimi Territorial, Zyra e BE-së në Kosovë theksoi potencialin afatgjatë të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve.
“Shoqata Melissa është shembull se si pyjet, kur menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme, mund të japin shumë më tepër. Shpresojmë që pajisjet që po dorëzojmë sot do të përmirësojnë ndjeshëm zinxhirin e vlerës për këto bimë, duke forcuar më tej qëndrueshmërinë ekonomike të Shoqatës Melissa”, tha Boudart.
Henrik Riby, zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën e Suedisë, u shpreh krenar për mbështetjen e kësaj nisme dhe ndau shpresat e tij që pajisjet e ofruara për Shoqatën Melissa do t’i bëjnë produktet e tyre më të qasshme në Kosovë dhe madje të gatshme për eksport.
“Jemi shumë krenarë që ju mbështesim në këtë mënyrë së bashku me BE-në, FAO-n dhe Ministrinë, sepse besojmë se puna e palodhur dhe kuptimi i duhur mbi ndryshimin e vlerës mund të ndryshojë jetën”, tha Riby.
Ali Nimanaj, nënkryetar i Komunës së Istogut, theksoi pasuritë e pasura natyrore të rajonit dhe traditën e tij në prodhimin e çajeve organike.
“Komuna e Istogut dallohet për pasuritë e saj natyrore. Ka bjeshkë dhe përmes natyrës, këto bimë aromatike mjekësore janë të lidhura. Përveç përdorimeve të ndryshme ushqimore, këto bimë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e grave”, tha Nimanaj.
Gjatë ceremonisë së lansimit, u bë edhe demonstrim i funksionalitetit të pajisjes së projektuar për të lehtësuar prodhimin e çajit organik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës