Qeveria e Kosovës sot lansoi masën mbështetëse të punësimit të anëtarëve të aftë për punë në kuadër të pilotimit të reformës së asistencës sociale.
Në këtë takim ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci dhe Drejtorja e Departamentit për Aftësim Profesional në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Jehona Rexha.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti duke vënë theks tek reforma që po realizohet, tha “po të shikohet në të kaluarën, ku, për shkak të kritereve diskriminuese, qytetarët ishin larguar nga skema e asistencës sociale edhe kur punësimi i tyre kishte zgjatur vetëm një muaj, reforma jonë jo vetëm që mbështet punësimin për gjashtë muaj, por gjithashtu nxit qëndrueshmërinë e punësimit edhe pas një periudhe shtesë prej gjashtë muajsh”.
Ai vijoi fjalën e tij duke theksuar se suksesi i nismave të ngjashme në të kaluarën është indikator që flet për domosdoshmërinë dhe ndikimin e skemës, të cilën po e lansojmë sot.
“Në vitin 2022 kishim lansuar skemën “Qeveria për Familjet”, e cila vazhdon zbatimin edhe sot e kësaj dite, që deri më tani ka mundësuar 4,100 familje, që nuk kishin asnjë të punësuar, tash ta kenë së paku një të punësuar”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa, Ministri Murati ofroi më shumë detaje rreth masës duke thënë se pas heqjes së kritereve diskriminuese, tani po ofrohet mbështetja për integrimin e personave të aftë për punë në tregun e punës.
“Mbështetjen për këto familje po e fillojmë me masën e subvencionimit në pagë ku punëdhënësit i subvencionojmë 70% të pagës bruto të punëtorit të punësuar përmes kësaj mase, për 6 muaj me radhë, deri në maksimum prej 350 euro në muaj. Tutje, për punëdhënësit që angazhojnë punëtorin e njëjtë edhe për gjashtë muaj të tjerë, në përfundim të gjashtëmujorit të dytë të angazhimit, mund të përfitojnë një shumë të njëhershme në vlerë prej 20% të mesatares së pagave të punëtorit në gjashtë muajt e dytë”, njoftoi ministri Murati.
Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci përgëzoi Qeverinë e Kosovës për hapat e ndërmarrë për reformimin e skemës e asistencës sociale në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Bankës Botërore për të vazhduar mbështetjen e Qeverisë në këtë proces. Ai shtoi se përmirësimi i cilësisë së jetesës për qytetarët e Kosovës është një prioritet thelbësor për Bankën Botërore dhe një parim udhëzues në partneritetin tonë me Qeverinë e Kosovës.
Kurse Jehona Rexha, Drejtore e Departamentit për Aftësim Profesional në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, tha se fillimi i Programit të Reformës së Asistencës Sociale përveç rëndësisë që ka në dimensionin e politikave sociale, mirëqenies dhe adresimit përmbajtjesor e substancial, kjo skemë si në formë ashtu edhe në përmbajtje tregon se fokusi me shumë vëmendje dhe përkushtim, është te përfituesit, duke ridizajnuar hapat dhe kriteret për personat dhe familjet përfituese, duke larguar kriteret diskriminuese dhe duke ulë mundësinë e keqpërdorimit të skemës.
Përveç bizneseve, nga kjo masë e punësimit, mund të përfitojnë edhe organizata joqeveritare. Anëtarët e aftë për punë që regjistrohen në zyrat e punësimit, do të përfitojnë këshillim të specializuar, ku vlerësohen aftësitë e tyre dhe krijohen plane individuale për punësim. Për ata që kanë nevojë për zhvillim aftësish, ofrohen programe për trajnimin dhe rritjen e shkathtësive, ndërkaq për ata që janë të gatshëm për të hyrë në tregun e punës, ofrohen incentiva si ato që porsa i përmenda, për të mbështetur punësimin e tyre.
Në këtë takim ishin të pranishëm 42 këshilltarë të punësimit të rekrutuar rishtazi që do të angazhohen në komuna të ndryshme të Kosovës për të mbështetur integrimin në tregun e punës për familjet në asistencë sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet