Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës kanë mbërritur, mëngjesin e sotëm, në portin e Durrësit me anijen turistike "Seaborne Quest".
Anija turistike që eksploron kryesisht Mesdheun, është linja më e re turistike që i shtohet linjave të kroçerave dhe ndalet për herë të parë në vendin tonë, duke bërë Durrësin pjesë të tureve të saj.
Turistët janë kryesisht amerikanë, anglezë e kanadezë, ndërkohë që mes tyre ka filipinas, kilianë, indianë, malajzianë e australianë, etj.
Agjencia pritëse dhe autoritetet detare kanë marrë masat për pritjen e tyre dhe njohjen e siteve të Durrësit, Krujës, Tiranës, etj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































