Site icon Telegrafi

Mbahet për herë të parë buxhetimi me pjesëmarrje në fshatin Smirë, banorët votojnë për projektin që duan të realizohet

Për herë të parë është mbajtur buxhetimi me pjesëmarrje në fshatin Smirë të Komunës së Vitisë, ku si rrjedhojë banorët kanë votuar për projektin për të cilin duan të realizohet.

Smirasit votuan për projektin shtigje të ecjes përgjatë lumit “Smira”, ku me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë dhe drejtoresha për Financa i kanë njoftuar banorët se për herë të parë po pilotohet në fshatin Smirë.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se komuna ka ndarë 1 përqind, apo 35 mijë euro për investime kapitale në këtë fshat.

“Në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje dje në fshatin Smirë të Vitisë, është zhvilluar procesi i votimit të ide-propozimeve të dhënë më parë nga vetë banorët. Me këtë rast lidhur me procesin e buxhetimit me pjesëmarrje zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti, i kanë njoftuar banorët rreth këtij procesi që për herë të parë në këtë komunë po pilotohet në fshatin Smirë dhe atë me 1% të buxhetit të investimeve kapitale apo 35 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, propozimet tjera u votuan për hapësira rekreative dhe sportive, si dhe rregullimi i shtratit të lumit Smira. /Telegrafi/

Exit mobile version