Mazokizmi karakterizohet me pritjen që personi ka për të qenë i poshtëruar psikikisht dhe i dhunuar fizikisht (ndjenjë kënaqësie dhe eksitimi seksual kur goditet, rrihet, lidhet e përndrydhet, kur i shkaktohet një vuajtje e torturë fizike.
Dr. Nazim Shtini,
psikoneurolog
Disa mazokistë ndjejnë eksitim dhe kënaqësi seksuale kur gjatë marrëdhënieve seksuale veprojnë fantazitë dhe dëshirat seksuale mazokiste nëse ato mungojnë shqetësohen shumë. Në disa raste fantazitë mazokiste përmbajnë akte të përdhunimit fizik të rnazokistit, personat dëshirojnë të kapen ose të lidhen nga të tjerët, deri në atë situatë që ata të mos jenë në gjendje të zgjidhen, as të kenë mundësi për të shpëtuar nga rreziku për jetën. Persona të tjerë zbatojnë vetë fantazitë dhe dëshirat seksuale mazokiste të tyre, p.sh., lidhin veten me litar, shpohen me gjilpëra, djegin veten me mjete të nxehta, me cigare, me shkrepës, tentojnë të goditen me rrymë elektrike, vetëdëmtohen me mjete të ndryshme etj.
Fantazitë dhe dëshirat mazokiste kanë tendencë skllavërimi fizik, skllavërimi sensor (zënia e syve), rrahje, goditje me pëllëmbë kryesisht në vithe, rrahje me kamzhik, prerje me mjete të mprehta, dëmtime me rrymë elektrike, shpime me gjërpërë që shoqërohet me ulërima, akte poshtërimi të tij duke urinuar dhe defekuar mbi të, dëshira dhe kënaqësia për të qenë i detyruar për t’ u zvarritur e lehur i qen ose për të qenë i sharë dhe i ofenduar verbalisht. Mazokistët mund të vishen me rroba të seksit të kundërt sepse ndjejnë kënaqësi e nxitje seksuale si të poshtëruar në identitet. Ata mund të kenë dëshirë të trajtohen si fëmijë, pa përkrahje dhe të vishen me pelena (“infantilizmi”).
Një formë e veçantë dhe e rrezikshme c mazokizmit seksual është "Ipoksifilia", që është një gjendje e rëndë vdekjeprurëse e që karakterizohet m pakësim të theksuar të qarkullimit të gjakut dhe të oksigjenit të trurit, që shkaktohet me dëshirën e vetë mazokistëve, duke përdorur mjete dhe mekanizma që vështirësojnë dhe pengojnë si qarkullimin e gjakut në tru, ashtu edhe frymëmarrjen, si p.sh. shtypje kraharori, shtypje dhe zënie e hundës, përdorim i lidhjeve të grykës, përdorim i çantave plastike, me anë të të cilave mbulojnë fytyrën dhe kokën, duke shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje, përdorin substanca kimike p.sh. nitrit i avullueshëm që pakëson përkohësisht oksigjenin e trurit, me anë të vazodilatacionit periferik. Pakësimi i oksigjenimit të trurit mund të realizohet vetë nga mazokisti ose me ndihmën e një partneri. Në disa raste të përdorimit të këtyre procedurave mazokiste, mund të ndodhin vdekje aksidentale, si pasojë e keqfunksionimit e mjeteve të përdorura, e gabimeve të mënyrave të heqjes së mjeteve nga hunda apo të ligaturave (lidhjeve) ose nga gabime të tjera.
Disa mazokistë meshkuj vuajnë gjithashtu nga fetishizrni seksual, fetishizmi transvestik seksual dhe nga sadizmi seksual. Fantazitë seksuale mazokiste ka mundësi të formohen që në fëmijërinë e hershme. Për një partner, mosha në të cilën zhvillohet veprimtaria mazokiste fillestare është e ndryshme, por më e shpeshta është ajo e adulterisë së hershme. Mazokizmi seksual, zakonisht, ka ecuri kronike dhe personat tentojnë të përsërisin të njëjtin veprim mazokist. Disa mazokistë seksual mund të kryejnë veprime masokiste për vite të tëra dhe pa e rritur potencialin dëmtues të veprimeve të tyre. Disa të tjerë me kalimin e kohës ose gjatë periudhave të streseve e rrisin egërsinë e marrëdhënieve mazokiste të cilat eventualisht mund të çojnë deri në vdekje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ja sa është normale të zgjasë një akt seksual

Arsyeja pse disa meshkuj e kanë të vogël…atë mikun
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej
Kaq kohë i duhet një personi të shenjës së Bricjapit të dashurohet

Demi – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti që do të shkëlqeni, bëni kujdes në janar dhe mars

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE