LAJMI I FUNDIT:

Mazda Miata merr një dukje të merituar pas gjashtë vitesh e parkuar në hambar

Mazda Miata merr një dukje të merituar pas gjashtë vitesh e parkuar në hambar

Mazda Miata e vitit 1990 ka parë ditë më të mira.

Ajo u parkua në një hambar gjashtë vjet më parë pasi pronari vendosi të krijonte familje.

Të paktën u ruajt brenda dhe për fat nuk u harrua kurrë.


Ndërkohë, ekuipazhi i WD Detailing së fundmi u thirr për ta rikthyer atë në jetë, përcjell Telegrafi.

Kjo Miata është e veçantë. Ishte vetura e parë e pronarit dhe në pjesën e jashtme mban një nuancë të kaltër të hapur.

Fillimisht vjen pastrimi i cili fillon me pjesën e jashtme dhe rrotat prej çeliku.

Siç shihet në video, pjesa e jashtme e veturës pastrohet mirë megjithëse ndryshku dhe korrozioni sipërfaqësor janë të përhapura.

Edhe pjesa e brendshme pastrohet jashtëzakonisht mirë duke marrë parasysh sasinë e papastërtive dhe mykut brenda.

Me punën e detajuar të përfunduar, e vetmja “dhimbje” është ndryshku në rrota. Pjesa tjetër duket e freskët. /Telegrafi/