Mattis: Kriza diplomatike nuk ndikon në bashkëpunimin ushtarak SHBA-Turqi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis deklaroi se kriza e vizave mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ndikon në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve dhe se Uashingtoni vazhdon të punojë ngushtë me Ankaranë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.
“Turqia prej dhjetëra vitesh është aleatja jonë në NATO dhe vendi i vetëm i NATO-s ku ka luftime aktive. Ne e vazhdojmë bashkëpunimin dhe kontaktin tonë të afërt me Turqinë”, tha Mattis duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avion teksa shkonte në Florida.
“Turqia është partner i NATO-s dhe ne do të punojmë shumë për të qëndruar së bashku kundër armiqve të përbashkët. Ushtarakisht, ne punojmë shumë mirë së bashku”, theksoi ai.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































