Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka qëndruar sot në Komunën e Ferizajt, me ç’ rast së bashku me kryetarin e kësaj komune Agim Aliu, diskutuan rreth projekteve që MMPH këtë vit po realizon në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në këtë komunë.
Sipas një njoftimi për medie, pas takimit me kryetarin Aliu, ministri Matoshi, në një adresim para medieve deklaroi se shuma e ndarë për projekte në komunën e Ferizajt, të financuara nga MMPH kalon shumën e 1 milionë eurove.
Matoshi ka prezantuar projektet që këtë vit MMPH do të realizojë në këtë komunë, duke u nisur nga Ndërtimi i parkut memorial të UÇK-së në Jezerc, në vlerë prej 400 mijë euro, Rregullimi i shtratit te lumit Sazli prej hekurudhës në Ferizaj deri tek lumi Sitnicë-Ferizaj, në vlerë totale 500 mijë si dhe projekti për funksionalizimin e Bifurkacionit në Nerodime, në vlerë prej 257 mijë euro.
“Komuna e Ferizajt është po ashtu fituese e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, dhe për këtë ne i kemi ndarë një shpërblim prej 150 mijë euro”, deklaroi ai.
“Ne si ministri, komuna e Ferizajt, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët duhet të punojmë për një ambient të pastër. Unë jam i lumtur që në emër të Ministrisë dhe qeverisë do të ofrojmë mbështetje për projekte që disa kanë përfunduar e disa do të përfundojnë në vitin e ardhshëm”, deklaroi nder të tjerash Matoshi.
Në njoftim thuhet se i pari i Ferizajt, Agim Aliu theksoi se ka marrë mbështetjen nga Matoshi për ndërtimin impiantit të ujërave të zeza e cila do të fillojë me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë.
Matoshi e Aliu kanë biseduar edhe rreth sigurimit të rezervave të reja ujore në mënyrë që të sigurohet furnizim i rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë banorët, dhe për këtë i pari i MMPH-së është zotuar që do të angazhohet maksimalisht./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës