Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot për herë të parë ka mbledhur Task Forcën ndërministrore për fillimin e aksionit “ Ta pastrojmë Kosovën” i cili nis më 15 shtator 2018.
Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës të cilët kanë ofruar mbështetje logjistike dhe teknike për aksionin e pastrimit të vendit në nivel nacional.
Me këtë rast u.d ministri Matoshi tha se deri në fund të javës, institucionet do të dalim me një plan veprimi dhe do të themelojnë grupet teknike të punues për të nisur këtë aksion të madh.
“Jemi në rrugë të mirë, diskutuam hapat e parë. Po fillojmë me 15 shtator aksionin më të madh të pastrimit të Kosovës që është zhvilluar ndonjë herë në Republikën e Kosovës. Ne, gjatë javës së ardhshme do ta kemi versionin final të planit të aktiviteteve, planin e punës dhe përgjegjësit e secilit institucion pjesëmarrës në këtë Task Forcë dhe po ashtu do të themelojmë grupet teknike të punës”, tha Matoshi.
U.d i ministrit, Matoshi ka paralajmëruar që gjatë periudhës tre mujore të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, do të ketë edhe aprovim të masave shtesë që do të kontribuojnë për ruajtjen e ambientit nga ata që kanë qëllim ta dëmtojnë.
“ Gjatë këtij tre mujori ne do të nxjerrim udhëzimin Administrativ që parasheh Gjobat Mandatare për gjithë ata që hedhin mbeturina në vende që nuk janë të lejuar. Ky udhëzim do të finalizohet gjatë periudhës sa do të zgjasë aksioni. Pastaj Strategjia nacional për Menaxhimin e Mbeturinave do të jetë e përfunduar brenda tre muajve sa do të zgjasë aksioni për pastrimin e Kosovës. Njësia e policisë së gjelbër, të paktën një njësit i saj do të funksionalizohet brenda kësaj kohe”, u shpreh Matoshi.
Gjatë këtij takimi, u.d i ministrit Matoshi tregoi se në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, do të marrin pjesë edhe komunat e vendit ndërsa ftoi mediat, qytetarët, vullnetarët, organizatat joqeveritare dhe donatorët që kanë ndihmuar Kosovën t’i bashkëngjiten këtij aksioni.
Ndërsa përfaqësuesja e Kabinetit të Kryeministrit, njëherësh këshilltarja politike e kryeministrit, Donjeta Gashi, tha se aksioni për pastrimin e Kosovës në nivel nacional do të përfundoj edhe me masa të tjera nga Qeveria e Kosovës.
“ Do të jetë një plan i qëndrueshëm i cili do të nis me këtë aksion domethënë pastrimin e Kosovës dhe më pas me masa të tjera restriktive që do të jenë në zbatim pas përfundimit të këtij aksioni.
Luan Hasanaj nga organizata “ Let’s do it Kosova” tha se për herë të parë po vërehet një mbështetje e madhe në mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
“Për herë të parë është një mbështetje kaq e madhe e Qeverisë, e akterëve relevant dhe kjo na jep të shpresojmë dhe besojmë që përfundimisht vendi ynë do të jetë ashtu siç e duam të pastër”, tha Hasanaj.
Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të fillojmë më 15 shtator 2018 dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova