Juan Mata mund të ndërroj skuadër këtë verë, por jo edhe kampionat.

Mesfushori me tipare sulmuese mund t’ia shtoj karrierës së tij edhe një skuadër angleze.


Sipas Infosport, mesfushori i Manchester United, Juan Mata mund të jetë në rrugën e tij për në skuadrën e trajnerit Ronald Koeman, Everton.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Kjo pasi, spanjolli është konsideruar tepricë e kërkesave nga ana e trajnerit të ri të ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho.

Trajneri portugez e kishte larguar edhe në kohën sa ishin bashkë të Chelsea, pasi nuk hynë fare në preferencat e tij. /Telegrafi/