Site icon Telegrafi

Mashtrim me subvencione, aktakuzë ndaj 16 personave për dhënie e marrje ryshfeti dhe vepra të tjera penale

Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 16 personave për dhënie e marrje ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për disa vepra të tjera penale.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër 16 të pandehurve me inicialet: E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B,  S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B., në rastin “Subvencionet VI”.

Kjo aktakuzë është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Marrje ryshfeti”, nga neni 421 të KPRK-së, “Dhënie ryshfeti”, nga neni 422 të KPRK-së, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Mashtrim në detyrë”, nga neni 419 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të KPRK-së, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 të KPRK-së dhe “Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 të KPRK-së.

Lexo po ashtu Rasti “Subvencioni IV” - aktakuzë kundër dhjetë personave, në mesin e tyre tetë zyrtarë

Sipas Prokurorisë Speciale, aktakuza është ngritur kundër shtatë pandehurve në cilësinë e personave zyrtarë, prej tyre pesë të pandehur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një zyrtar në Komunën e  Ferizajt dhe një zyrtar në Komunën e Vitisë. /Telegrafi/

Exit mobile version