LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Bojkotimi i mësimit nuk është opsion i nxënësve

MASH Maqedoni: Bojkotimi i mësimit nuk është opsion i nxënësve

Ministria e Arsimit nëpërmjet një njoftimi thotë se “pasi u njoftuam se disa grupe të izoluara në disa shkolla në shtet me udhëzime nga prindërit dhe kujdestarët e bojkotojmë mësimin, u bëjmë thirrje që të përfshihen në klasat e tyre, për shkak se është më mirë për edukimin e tyre”.

Ata theksojnë se arsyeja për bojkotim të mësimit është e paarsyeshme nëse merret parasysh se digjitalizimi i arsimit është proces global që ndodh në shumë vende të botës.

“Digjitalizimi i materialeve për mësim është e definuar në Ligjin ri për libra dhe materiale të tjera mësimore dhe është paraparë të ndodhë me etapa, duke nisur nga klasa e katërt nga viti i ardhshëm dhe për momentin kjo nuk i prek nxënësit e shkollave të mesme dhe nuk ka arsye për mungesë të tyre në mësim” thonë nga MASH.


Ata shtojnë se ligji është në përputhje me nevojat që i kërkon bota në të cilën jetojnë dhe kjo është era e teknologjisë digjitale.

“Bëjmë thirrje nxënësve që sot nuk janë pjesë e orëve mësimore, të vazhdojnë me mësimin dhe në mënyrë të suksesshme ta përfundojmë vitin arsimor”, thuhet në njoftimin e MASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori