LAJMI I FUNDIT:

Masa të reja në Maqedoni: Maska do të bëhet e obligueshme, do të ndalohet grupimi i më shumë se katër personave

Masa të reja në Maqedoni: Maska do të bëhet e obligueshme, do të ndalohet grupimi i më shumë se katër personave

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se do të propozohen masa të reja tek Qeveria, pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Filipçe tha se do të propozohet që maska të mbahet edhe në hapësira të hapura (përveç fëmijëve deri në 6 vjeç, gjatë sportit ose gjatë vozitjes së bashku me familjen), si dhe ndalimi i grupimit nëpër shtëpi dhe në hapësira të hapura pas orës 22, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga analiza e situatës me pandeminë, në një nivel të ri global, evropian dhe rajonal, është e qartë se vala e vjeshtës është këtu dhe ne duhet të veprojmë për të mbrojtur veten. Edhe pse situata për momentin është e qëndrueshme, ajo mund të përshkallëzohet dhe ne duhet të reagojmë”, tha Filipçe.


Ndryshe masat që do të propozohen janë:

– ndalesë të mbledhjeve familjare, festimeve dhe ahengjeve më të mëdha në shtëpi. Grupimi në shtëpi, festime, mbledhje të tjera në grupe në një banesë mund të jetë maksimum katër persona nga një familje e tërë, plus maksimum katër të tjerë nga jashtë.
– ndalesë për grupim në hapësirë ​​publike më shumë se 4 persona pas orës 22:00.
– ndalesë për mbledhje në parqe, pika karburanti, etj.
– mbajtje e detyrueshme e maskave mbrojtëse ose pajisjeve të tjera mbrojtëse kudo gjatë qëndrimit jashtë, brenda në çdo ndërtesë publike, në transportin publik dhe privat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori