LAJMI I FUNDIT:

Masa e sigurisë për Metën, avokati tërheq vendimin e gjykatës, pesë ditë kohë për ankimimin

Masa e sigurisë për Metën, avokati tërheq vendimin e gjykatës, pesë ditë kohë për ankimimin

Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme, ku tërhoqi një kopje të vendimit të masës së sigurisë.

Pas njohjes zyrtarisht me vendimin, nga sot nis afati 5 ditor për depozitimin e ankimit, rapoarton A2 CNN.

Meta u arrestua më 7 tetor, teksa po kthehej nga Kosova. Pamjet e arrestimit, ku ish-presidenti tërhiqej me forcë nga mjeti me të cilin po udhëtonte, bënë xhiron e rrjetit. Veprimet e policisë u kritikuan, por vetë autoritetet thanë se ato ishin të nevojshme pasi Meta kishte refuzuar shoqërimin dhe kishte fyer efektivët.


Presidenti i Partisë së Lirisë po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Përveç tij po hetohet edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndaj së cilës është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori