Kombëtarja e Belgjikës ka arritur ta eliminojë atë të Brazilit nga Kampionati Botëror Rusia 2018.
Belgët kanë zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë dhe në fund triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1.
Pas kësaj fitore, belgët kanë arritur gjysmëfinalen në kampionatin botëror Rusia 2018 ku do të përballen me Francën.
Për fitoren e madhe ndaj Brazilit, ka folur edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez pas ndeshjes.
“Brazili ka shumë futbollistë të mirë që mund të ju ndëshkojnë në çdo moment, por unë në asnjë moment nuk kam menduar se lojtarët e mi do të dorëzohen”, tha Martinez.
Ai ka deklaruar se në Belgjikë janë krenar për futbollistët e tyre.
“Lojtarët kanë bërë diçka shumë të veçantë dhe jam i bindur se në Belgjikë të gjithë janë krenar për ta”.
“Këta futbollistë kanë shkruar historinë dhe duhet t’i çmojmë për këtë. Tani kemi nevojë për energji të re për të luajtur kaq mirë edhe në gjysmëfinale”, u shpreh Martinez.
Në gjysmëfinale Belgjika do të përballet me Francën më 10 korrik. /Telegrafi/