Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, e sheh kundërshtarin e radhës Brazilin si favorit.
Sipas trajnerit Brazili ka shumë kualitet dhe se të besuarit e tij nuk duhet të gabojnë në këtë ndeshje.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë mënyrën se si luajmë. Ne jemi një ekip sulmues”.
“Brazili dhe ne jemi të ndërtuar për të shënuar gola dhe për të kërkuar fitore”.
“Ata do të duan të kenë topin. Por, çelësi do të jetë ajo që gjithkush bën me topin. Brazili është një nga skuadrat më favorite të Kupës së Botës dhe kjo na vë në një fazë dhe një rol shumë të ndryshëm”.
“Formacioni startues brazilian ka një bilanc fantastik. Ata mund të luajnë me tre, ose katër sulmues”.
“Ata kërkojnë thellësinë e kundërshtarit. Por, nëse mentaliteti ynë është si ai ndaj Japonisë, kemi shumë mundësi”.
“Unë tashmë e kam parasysh sistemin e të luajturit ndaj Brazilit. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. Nëse i jep Brazilit mundësi, ai janë në gjendje të përfitojë”, ka deklaruar Martinez. /Telegrafi/