Të martën më 21.03.2023 në ora 10 hapet marketi KAM, i pari në qytetin e Gjakovës, me lokacion në rr. Anton Çeta pa numër.
KAM është zinxhiri më i madh i marketeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut i cili disponon me 78 markete në R. e Maqedonisë së Veriut, 24 në Bullgari dhe 25 në Kosovë.
Të pranishëm tani më 6 vite në Kosovë, vazhdon zgjerimi edhe më tej me marketin e ri, për herë të parë në qytetin e Gjakovës. Koncepti i produkteve cilësore me çmime të ulëta, tani është në dispozicion edhe në qytetin tuaj.
“Rrjeti i marketeve “KAM” vazhdon të zgjerohet dhe ky është marketi i ynë i 26-të. Me një asortiment që përbëhet prej produkteve të njohura me brendin KAM, si dhe me brendet mirë të njohura vendore dhe ndërkombëtare, vazhdojmë të jemi të përkushtuar në qëllimin tonë që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’u sjellim cilësi të lartë me çmime në vazhdimësi të ulëta” – thonë nga “KAM Marketi”.
Ju ftojmë në hapjen e madhe ku janë organizuar zbritje të mëdha si dhe oferta të shkëlqyeshme, të cilat i kemi përgatitur vetëm për Ju. Gjithashtu, në ditën e hapjes, do të keni mundësi të merrni pjesë në lojën shpërblyese – rrota e fatit, si dhe të shijoni produkte që mund t’i gjeni vetëm në marketet e KAM-it.
Për konsumatorët e „KAM” po ashtu sigurohet vend parkimi pa pagesë.
Ju presim.
Me respekt, KAM!