Në një kohë që Shtetet e Bashkuara po përballen me situatën e krijuar si pasojë e shpërthimit të coronavirusit dhe ndërsa përgatitet për fillimin e fushatës së tij presidenciale, presidenti Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm të personelit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Ligjvënësi Mark Meadows do të jetë shefi i ri i personelit, duke zëvendësuar Mick Mulvaney i cili ka qenë shef në detyrë i personelit në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se një vit.
Presidenti e njoftoi ndryshimin të premten në Twitter.
“E njoh prej kohësh dhe kam punuar me Markun. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira”, shkruante presidenti.
“Dua të falënderoj shefin në detyrë të personelit, Mick Mulvaney që i ka shërbyer shumë mirë administratës. Ai do të ngarkohet me detyrën e të dërguarit special të SHBA-së për Irlandën e Veriut”, shkruante më tej ai.
Zoti Meadows njoftoi në fillim të këtij viti se do të tërhiqej nga Kongresi në fund të mandatit. Ai do të jetë shefi i katërt i personelit të Trump në pak më shumë se tre vjet.
Zoti Mulvaney, një ish-ligjvënës nga Karolina e Jugut, mbahet mend kryesisht për pohimin e tij gjatë një konference për shtyp se “quid pro quo” një shprehje në latinisht që nënkupton ofrimin e një favori në këmbim të një tjetri, janë të zakonshme në politikën e jashtme.
Kjo deklaratë, megjithatë, ishte në kontrast të fortë me atë që thoshte presidenti, i cili ka pohuar se nuk u përfshi kurrë në ndonjë marrëveshje të llojit “quid pro quo” me Ukrainën. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë