Marina amerikane ka sekuestrues një arsenal armësh, duke filluar nga mijëra pushkë automatike, snajperë e predha anti-tank. Gjithë kjo sasi e armëve u sekuestrua brenda një anije në detin Arabik që ishte nisur në drejtim të Jemenit.
Flota e pestë amerikane e stacionuar në Bahrejn, ka njoftuar sot se luftanija UUS Monterey zbuloi armët në anijen transportuese në Lindje të Mesme, e armët besohet se kishin për destinacionin Omanin dhe Pakistanin, transmeton Telegrafi.
Zyrtarë të mbrojtjes në SHBA, kanë thënë se edhe më herët kishin sekuestruar armë të ndryshme të destinuar për rebelët Houthi në Jemen.
Marina njoftoi se afro 3.000 pushkë automatike kineze Type 56 janë sekuestruar, si dhe disa variante të Kallashnikovit. Aty kishte edhe qindra pushkë tjera automatike, snajperë dhe predha anti-tank prodhim rus.
Sikur kjo të mos mjaftonte, kishte edhe granata dore të llojeve të ndryshme dhe optikë për snajperë të kalibrit të ndryshëm që ishin mbështjellë me qese të najlonit me ngjyrë te gjelbër. /Telegrafi/