Margot Robbie u pa e veshur me një fustan martese dramatik, teksa xhironte adaptimin e ri të "Wuthering Heights" nga Emerald Fennell.

Aktorja 36-vjeçare luan Catherine Earnshaw, ndërsa Jacob Elordi merr rolin e Heathcliff në këtë produksion prej 62 milionë funtesh (afërsisht 72 milionë euro).


Xhirimet nisën në janar dhe pritet që filmi të dalë në shkurt 2026. Kompania e Robbie-t, LuckyChap, është mes producentëve, duke vazhduar bashkëpunimin me Fennell pas "Saltburn" dhe "Promising Young Woman", shkruan DailyMail.

96455517 14525361 image a 41 1742604452357

Ndërkohë, përzgjedhja e aktorëve ka shkaktuar debat mes fansave të romanit të Emily Brontë.

Shumë prej tyre kanë kritikuar moshën e aktorëve, interpretimin e Heathcliff nga një aktor me pamje "të zbardhur" dhe vendimin për të modernizuar estetikën e filmit.

96455545 14525361 image a 42 1742604460314

Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të pritet ky adaptim kur të dalë në kinema.

Pavarësisht polemikave, Margot dhe Jacob kanë shprehur entuziazmin e tyre për rolet, duke i cilësuar ato si sfiduese dhe emocionuese.

Fansat presin me kureshtje nëse filmi do të qëndrojë besnik ndaj frymës së romanit apo do të sjellë një interpretim të ri. /Telegrafi/

96455523 14525361 image a 45 1742605487349

96473739 14525361 image a 81 1742681512643