LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut në zonën e kuqe për nga shkalla e goditjeve në tru

Maqedonia e Veriut në zonën e kuqe për nga shkalla e goditjeve në tru

Maqedonia e Veriut është me të kuqe në hartën botërore, si për nga sëmundshmëria, gjegjësisht për sulmet në tru, ashtu edhe për sa i përket vdekshmërisë prej tyre, tha kryetarja e Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë Dragana Petrovska-Cvetkovska gjatë shënimit të Ditës botërore të goditjes në tru (29 tetor).

Qytetarët e Shkupit, Koçanit dhe Tetovës dje patën rastin të mësojnë për shkaqet dhe pasojat e kësaj situate përmes ngjarjeve.

Sipas statistikave botërore, çdo 40 sekonda ka një person të ri me sulm në tru, dhe në çdo katër minuta një person me sulm në tru përfundon me vdekje, informoi mjekja Petrovska-Cvetkovska në manifestimin e mbajtur në Shkup në sheshin “Maqedonia”.


Numri i të sëmurëve me goditje në tru në vend është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit. Kjo u ndikua nga disa faktorë, si stresi i vazhdueshëm, ritmi i shpejtë i jetës, si dhe ndryshimet e shpeshta të papritura të motit, veçanërisht për qytetarët e moshuar.

Çelësi për njohjen e hershme, thonë mjekët, është reagimi i shpejtë.

“Dua të përmend se është një sëmundje shumë e rëndë dhe për nga shkalla e shfaqjes është në vendin e dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe në shkallën e invaliditetit është në vend të parë. Pra, kur një qytetar përjeton goditje në tru, zakonisht ka një pasojë më të madhe ose më të vogël në aspektin e lëvizjes së krahut dhe këmbës, të folurit”, tha Petrovska-Cvetkovska, duke shtuar se në 30 për qind të pacientëve goditja në tru ka ndodhur si pasojë e një ritmi i çrregullt të zemrës dhe mbrojtjes joadekuate me terapi.

Kryetarja e Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë apeloi se konsumimi i kokainës, e cila është në rritje në vend, është një nga faktorët e rrezikut për të marrë sulm në tru.

“Mesatarisht kemi rreth 22-23 për qind për 100.000 banorë me goditje në tru”, tha Petrovska-Cvetkovska.

Mjekët thanë se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se duhet të ndërmarrin disa hapa në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të tyre, në mënyrë që të mos vendosen në situatën e goditjes në tru./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori