Maqedoni: Ushtria do ta ndihmojë MPB-në në sigurimin e spitaleve

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë e ka pranuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës në sigurimin e spitaleve, si ndihmë shtesë për pjesëtarët e MPB-së.
Qeveria vendosi që për këtë të kërkojë pajtueshmëri nga presidenti i shtetit dhe komandant i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski.
Ai javën e kaluar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë shprehu gatishmëri, nëse Qeveria kërkon që ushtarët të vendosen si ndihmë logjistike për luftën ndaj pandemisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































