LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ulja e pagave në administratë, përplasje mes partnerëve

Maqedoni, ulja e pagave në administratë, përplasje mes partnerëve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi e konfirmoi informatën për Alsat, se BDI nuk pajtohet me propozimin e LSDM-së për uljen e rrogave për gjithë administratën. Në vend të gjithë administratorëve, pagë minimale prej 14.500 denarëve të marrin vetëm funksionarët, ndërsa si masë e fundit të shqyrtohet edhe mundësia për ulje graduale të rrogave edhe për të punësuarit e tjerë. Edhe BDI edhe LSDM janë për t’u ndërprerë pagesa e anëtarëve të Këshillave drejtues dhe mbikëqyrës.

“Për momentin mendojmë se duhet të fillojmë me uljen e rrogave për funksionarët, anulimin e çdo pagese në Këshillat drejtues dhe mbikëqyrës, ndërsa më pas do i shqyrtojmë edhe fazat e tjera, duke pas parasysh edhe atë sesi lëvizin të ardhurat që duhet të na i tregojë Ministria e financave. Qëndrimi i partisë sime politike është se nuk ka nevojë një shkurtim të tillë të bëhet në administratën publike”-tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Propozimi i liderit të LSDM-së për uljen e rrogave të administratës hasi në kritika të ashpra nga të gjitha sindikatat në vend të cilat thanë se në këtë mënyrë shkelen të drejtat e punëtorëve. Edhe nga Konfederata e sindikatave të lira nuk pajtohen për uljen e rrogave. Në vend të kësaj, kërkojnë të gjitha kompanitë që kanë fitime të mëdha t’i japin diçka shtetit.


“Revolta është e madhe, shpresoj Qeveria disa herë deri tani ka heq dorë nga masa që nuk janë popullore, kështu edhe këtë herë ta pranojë porosinë nga të gjitha sindikatat dhe në këtë periudhë të mos ketë ulje të rrogave. Skajshmërish jemi të indinjuar nga të ashtuquajturit profiterë-oligark në vend. Ato tani duhet ta tregojnë patriotizmin e tyre”-pohoi Marjan Risteski, KSL.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë si masa shtesë, në seancë qeveritare do të propozohen ngrirja e çmimeve për maskat medicinale dhe dorezat, dhe heqja e 100% e doganave për 13 prodhime medicinale. Përveç kësaj, shteti tërësisht do t’i dëmshpërblejë qytetarët që u kanë prishur aranzhmanet turistike, me ndarjen e vauçerëve që do të vazhdojnë deri në 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori