LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, udhëtari nga Dubai nuk ka coronavirus 

Maqedoni, udhëtari nga Dubai nuk ka coronavirus 

Udhëtari i cili në mëngjes erdhi nga Dubai dhe u shtrua në Klinikën Infektive të Shkupit, nën dyshimin se ka simptome të coronavirusit, për të cilin foli edhe ministri Filipçe, pas testeve të kryera ka rezultuar negativ ndaj coronavirusit, informon ” TV21″.

Kujtojmë, lidhur me coronavirusin dje u raportua edhe për një shtetas të Maqedonisë i cili ishte në Milano, por edhe tek i njëjti pas testeve rezultatet dolën negative./Telegrafi/