LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Përgatiten 16 mini-reparte infektive, do të bëhet diagnostikim i shpejtë i COVID-19

Maqedoni: Përgatiten 16 mini-reparte infektive, do të bëhet diagnostikim i shpejtë i COVID-19

“Rritet numri i kapaciteteve spitalore në të gjitha 16 spitalet të cilat do të marrin mini reparte infektive mudulare me qëllim që ato me tani objektet e veçanta, të mbesin plotësisht “të pastra” në mënyrë që patologjia normale që punohet thjesht të mos pësojë dhe që pacientët të munden të marrin shërbime shëndetësore, si dhe të mos krijohen lista për pritje. Do të instalohen aparate për diagnostikim në të gjitha qendrat për diagnostikim të shpejtë të virusit”.

Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje për gatishmërinë e shtetit për valën e vjeshtës së sëmundjes COVID-19.

Ai në emisionin e mbrëmshëm “Samo Vistina” në Kanal 5 tha se sistemi shëndetësor tashmë dy muaj intensivisht po përgatitet për muajt e vjeshtës me përforcim të institucioneve shëndetësore publike ekzistuese për trajtim të pacientëve me koronavirus.


Theksoi se për secilin pacient është bërë gjithçka që duhet edhe lidhur me fazat para vendosjes në aparat respirator dhe lidhur me trajtimin derisa janë pacientët në makinë respiratore.

“Të gjithë ekspertët në shtetin tonë janë përfshirë në trajtimin përmes sistemit për konsultim, dhe madje edhe prezencë fizike. Edhe anesteziologët sipas sistemit të rotacionit janë të pranishëm në repartet ku trajtohen pacientët me Kovid-19, të cilët vendosen në makinë respiratore. Këta janë ekspertë me përvojë të madhe për përdorimin e këtyre makinave, sepse kërkon edhe njohuri të caktuar të makinës, por edhe në llojin të trajtimit. Ky trajtim i pacientit në trajtim intensiv në makinë respiratore pa dallim nga cila arsye është – do të them – mjekësi në pakicë. Këtu janë bashkuar njohuritë dhe përvoja nga shumë specialistë”, shtoi Filipçe.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori