LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Për momentin nuk ka heqje të plotë të masave anti-covid, mbi dy mijë raste aktive

Maqedoni: Për momentin nuk ka heqje të plotë të masave anti-covid, mbi dy mijë raste aktive

Heqje të plotë të masave për KOVID-19 apo reduktim të tyre, për momentin nuk ka. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali deklaroi dje se janë duke e monitoruar situatën dhe në bazë të asaj që marrin si rezultat i analizave të tyre, besojnë se ende nuk është koha për të shfuqizuar plotësisht masat apo reduktimin e tyre.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, normalisht dhe përmes Komisionit për Sëmundjet Infektive monitorojmë vazhdimisht se çfarë po ndodh me vendet që kanë pezulluar masat. Aty ke një rikthim të mprehtë, pra rritje të numrit të të sapoinfektuarve dhe sipas metodologjisë së re që praktikohet në të gjitha vendet, që është matja e rrezikut për sistemin shëndetësor, jo për individët”, theksoi Sali.

Një nga treguesit është numri i të sapoinfektuarve, por tregues i rëndësishëm është numri i pacientëve të shtruar në spital. Sipas asaj situate, ne nuk jemi ende gati të reduktojmë masat”, tha ministri Sali, duke theksuar se disa nga kovid-qendrat në vend janë të mbyllura dhe se nuk ka nevojë për shtretër shtesë.


Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, janë kryer 2635 analiza dhe janë regjistruar 277 raste të reja me KOVID-19, nga të cilët 44 të riinfektuar, tetë të vdekur dhe 132 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 301.293, numri i të shëruarve është 289.978, numri i të vdekurve 9.137 dhe numri i rasteve aktive është 2.178, shumica prej të cilëve 1230 janë në Shkupi.

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori