Maqedoni: Për 66 ditë orë policore 3.412 persona nuk kanë respektuar masën për kufizimin e lëvizjes
Naqe Çulev, Ministri i Brendshëm, në konferencën e sotme për shtyp në ditën e parë pas heqjes së orës policore pas 66 ditësh në Maqedoni njoftoi se gjithsej 3.412 persona nuk kanë respektuar masën për kufizimin e lëvizjes, ndërsa 3.110 prej tyre janë ndaluar nga ana e policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në territorin e SPB Shkup dhe SPB Manastir janë regjistruar numri më i madh i rasteve të qytetarëve më të padisiplinuar, ndërsa departamentet në territorin e Velesit dhe Kumanovës janë vërejtur qytetarë më të disiplinuar”, tha Çulev.
Deri më tani, 1.973 persona janë kapur pa maska për mbrojtje personale, ndërsa në rrjetet sociale ka pasur 57 raste të përdorimit të gjuhës së urrejtjes për Covid-19, për shkak të të cilave 33 njoftime dhe dy kallëzime penale janë paraqitur në Prokurorinë Publike.
“Nuk duhet të harrojmë se virusi është akoma i pranishëm në vendin tonë. Të ruajmë nivelin e përgjegjësisë dhe disiplinës. Në periudhën tjetër, kontrollet e forcuara do të pasojnë për shkak të mbajtjes së detyrueshme të maskave dhe distancës fizike”, njoftoi Çulev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik
Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali