LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pas 2 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit mësojnë ende me libra të dëmtuar

Maqedoni, pas 2 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit mësojnë ende me libra të dëmtuar

Nxënësit e shkollave fillore vazhdojnë me shumë vështirësi të realizojnë procesin mësimor pasi në duar kanë libra të grisura dhe të dëmtuara. Pas dy muaj mësim, nxënësit sërish ankohen se tekstet shkollore nuk janë zëvendësuar, prandaj shumë prej tyre janë detyruar të blejnë libra të fotokopjuar.

“Nuk ka përmirësim të librave, të njejta janë, nuk kanë sjell asnjë libër. Më shumë problem kam pas në anglisht, ma kanë dhënë një po është e shkruar, unë dua vet ta plotësoj. Maqedonishtja fillon prej në gjysmë. A është vështirë të mësosh nga libra të grisur? Shumë, sidomos për një nxënës të shkëlqyer”.

“Normalisht, ato libra janë, shumica mungojnë. Informatika, muzika, frëngjishtja. Do i marr prej shokut, shoqes dhe do ti bëj fotokopje”.


“Mungojnë shumë libra, edhe ato që janë, janë të dëmtuara. A je detyruar me bë fotokopje ndonjë libër? Po, librin e anglishtes”.

“Mua shumë libra më mungojnë, katër ose pesë. Cilat libra i ke fotokopjuar? Maqedonisht, shqip edhe anglisht. Kemi një grup në telefon dhe i dërgojmë te njëri tjetri”.

Me mungesë librash po ballafaqohen edhe nxënësit që mësojnë sipas konceptit të ri mësimor.

“Është shumë problem i madh për realizimin e një ore mësimore, mos të flasim për të gjitha orët mësimore ku kemi disa lëndë që nuk kemi aspak libra edhe nuk janë të vendosura në linkun e ministrisë që e ka dërguar. Aty,vetëm janë të vendosura matematika e ndarë në tre pjesë, gjuha shqipe, shkencat, historia dhe shoqëria. Arsim muzikor, figurativ, arsim teknik dhe informative që e kanë bërë tani, për ato nuk kemi libra, mundohemi ta realizojmë orën përmes planit mësimor”.

Nga Ministria e Arsimit mbeten në qëndrimin se shkollat me kohë janë furnizuar me libra, sipas numrit të dorëzuar parapraisht në ministri. Mirëpo, kjo kundërshtohet nga drejtuesit e shkollave të cilat mohojnë se kanë marrë numrin e kërkuar të teksteve shkollore.

https://www.youtube.com/watch?v=-HhusphHceg

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Kalo në kategori