LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, oda e farmacistëve kundër ndryshimeve për ilaçet

Maqedoni, oda e farmacistëve kundër ndryshimeve për ilaçet

Kryetarja e Odës së Farmacistëve të Maqedonisë së Veriut, e vlerëson si të palogjikshme njoftimin e Fondit Shëndetësor që tërheqja e ilaçeve nga farmacitë të bëhet vetëm përmes letërnjoftimit dhe pasaportës, si mekanizëm kontrollues i keqpërdorimit të barërave. Angelovska thotë se megjithatë Fondi nuk i ka njoftuar ata si Odë për këtë metodë dhe se për këtë risi kanë dëgjuar nga mediat.

“Unë personalisht them se nuk shoh arsye, çfarë roli luan nëse dikush do e sheh letërnjoftimin tim? Çfarë kontrolli është ai? Letërnjoftimi im do merret në një barnatore, në të nuk mund të vendoset as vulë as asgjë.. Ju them se nuk kemi marrë asgjë zyrtare në këtë drejtim. Në interes të Odës është që mos ketë mënyra të tilla pro-formë për t’i frikësuar qytetarët përmes letërnjoftimit”,  tha Bistra Angelovska, Kryetare e Odës së Farmacistëve të Maqedonisë së Veriut.

Në shënimin e ditës botërorë të Farmacistëve, Oda e Farmacistëve shpreh shqetësimin se as kolegët e tyre e as pacientët nuk janë denoncues të ilaçeve të dyshimta, apo atyre të cilat sjellin efekte anësore apo nuk kanë aspak efekt.


“Farmacistët si dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë janë të obliguar ta paraqesin parregullsinë e hasur tek ilaçet. Për fat të keq, deri më tash ndoshta jemi ndër shtetet e rralla ku profesionistët mjekësor nuk paraqesin raste të tilla në mënyrë masive, siç ndodh në vendet e botës. Arsyeja mund të jetë edhe mos pasja e kohës. Apeloj deri tek të gjithë punonjësit shëndetësor që të denoncohen dyshimet mbi efektet e padëshiruara që mund të shkaktojë ilaçi i caktuar”, u shpreh Bistra Angelovska, Kryetare e Odës së Farmacistëve të Maqedonisë së Veriut.

Në rast se qytetarët kanë dyshime mbi cilësinë e ilaçeve të cilat i blejnë nëpër barnatoret e vendit, ata munden që ankesat e tyre t’i paraqesin në mënyrë elektronike tek faqja e Agjencisë së Ilaçeve, apo tek farmacitë ku i kanë blerë produktet farmaceutike./alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=jYSIhmM7kd8

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori