LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nxënësit përplasen për mbrëmjen e maturës

Maqedoni, nxënësit përplasen për mbrëmjen e maturës

Nxënësit e viteve të katërta kanë bojkotuar mësimin në gjimnazin “Ibrahim Temo”, shkruan gazeta KOHA.

Ata thonë se e morën këtë vendim pasi organet e shkollës deri tani nuk kanë marrë qëndrim se si do procedohet me shëtitjen vjetore dhe mbrëmjen e maturës, edhe pse nga nxënësit nëpërmjet një pyetësori u mor qëndrimi që të ketë shëtitje jashtë Maqedonisë. Çlirim.T, nxënës në këtë institucion, potencon se bojkoti ishte vetëm një paralajmërim deri te organet e shkollës që mbledhja e thirrur për këtë qëllim, të finalizohet me një qëndrim.

Ai thekson se është koha që shkolla të marrë një vendim final për këtë çështje. Nëse edhe pas këtij paralajmërimi organet e shkollës nuk reflektojnë, nxënësit do të vazhdojnë të shprehin revoltën e tyre, duke shkuar në shkollë, por duke refuzuar të zhvillojnë mësimin, nënvizon ai.


“Nëse nxënësit u pyetën dhe në masën 90 për qind u vendos për një shëtitje jashtë shtetit, atëherë organet e shkollës duhet të respektojnë vendimin, sepse në të kundërtën, pse duhej të pyeten nxënësit. Kjo praktikë është ndjekur edhe viteve të kaluara. Pse sivjet shkolla nuk merr në konsideratë çfarë ka ndryshuar sivjet”, përfundon ai.

Ndërkohë, drejtori i shkollës, Xheladin Muça, potencon se Këshilli i shkollës ka marrë vendim që shëtitja vjetore apo mbrëmja e maturës të zhvillohet në vend, kjo nisur edhe nga fakti që edhe me ligj përcaktohet që mbrëmja e maturës të zhvillohet në vend. Sipas Muçës, nëse nxënësit kanë dëshirë për një shëtitje jashtë Maqedonisë, atë mund ta bëjnë pas 19 majit.

“Ky vendim i Këshillit të shkollës erdhi pasi edhe Këshilli i prindërve mori qëndrim që mbrëmja e maturës të zhvillohet në vend. Ne si institucion, pasi morëm qëndrimin e prindërve dhe Këshillit të shkollës, u përcaktuam që sivjet, referuar edhe ligjit, shëtitja vjetore apo mbrëmja e maturës, të realizohet në Strugë. Presim që nxënësit të reflektojnë, ndërsa nëse ata duan me çdo kusht të realizojnë shëtitjen vjetore apo si duan ata ta quajnë atë, mund ta realizojnë vetëm pas 19 majit”, përfundon Muça.

Prej disa viteve është bërë praktikë në shkollat e mesme të Strugës, që mbrëmja e maturës të realizohet nëpërmjet një shëtitje jashtë vendit, gjë që ka provokuar gjithmonë debat në trekëndëshin nxënës-prindër-shkollë.

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori