Maqedoni: Numri i të shëruarve nga Covid-19 rritet shpejt, 482 raste aktive

Nga 1.511 rastet e regjistruara të të sëmurëve me coronavirus, 945 janë shëruar. Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se kurba e pacientëve të shëruar nga Covid-19 është në rritje të vazhdueshme. Që nga fillimi i situatës me pandeminë në vend, deri më tani kanë vdekur 84 persona dhe aktualisht 482 raste janë aktive. Deri më tan, në vend janë kryer 17,246 teste të Covid-19.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se është koha me një kombinim të zgjuar të masave të buta të zëvendësohet ora policore dhe mbyllja e bizneseve.
Nga Ministria e Shëndetësisë, theksuan se konform trendëve të fundit lidhur me të shëruarit nga virusi korona, numrat janë jashtëzakonisht inkurajues.
“Numri i pacientëve të cilët kanë indikacione për teste njëjtë po bie ndjeshëm dhe me këtë bie edhe numri i testeve të kryera. Sipas informacioneve nga laboratorë privat, kërkesat për testim poashtu ndjeshëm janë zvogëluar. Koha e pritjes për testim poashtu është minimizuar, apo një ditë”, shton MSH.
Ministria informon se vazhdon aktivisht të testojë konform indikacioneve të të gjitha pikave dhe në gjitha laboratorët, por edhe syçelë siç thonë, “ndjekim situatën deri në zbutjen e plotë të epidemisë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Facebook theksoi se është vendosur sistemi me modulet në spitalin e manovrës modulare afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor, siç sqaroi, janë dyfishuar kapacitetet në institucion.
“E vendosëm sistemin me modulet në spitalin manovrues modular afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor i dyfishuam kapacitetet e institucionit. Me mbështetje financiare të Ambasadës zvicerane furnizuam dhe vendosëm “module montuese”, ku janë vendosur ambientet për shtretër spitalorë, dhoma për pushim të personelit, tualete për pacientë dhe personelit dhe dhoma për takime.
Ai sqaroi se e gjithë kjo strukturë është e lidhur me “lidhje të ngrohtë” me ndërtesën e Klinikës Infektive, ndërsa në periudhën e cila vijon do të pajiset edhe me pajisje të nevojshme jo mjekësore.
Sondazhi i fundit i mendimit publik që për “Detektorin” e ka realizuar Instituti për Kërkime Politike – Shkup, edhe pse vërehet një rënie e butë, megjithatë qytetarët edhe më tej në shumicë të madhe u japin mbështetje masave kufizuese për mbrojtje ndaj virusit korona.
Sipas rezultateve të hulumtimit, 57.5 për qind e qytetarëve konsiderojnë se masat e vendosura janë adekuate, 21.2 për qind i konsiderojnë të mjaftueshme, ndërsa 13.2 për qind si të pamjaftueshme.
Qytetarët edhe më tej vazhdojnë të kenë frikë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga virusi korona. Qëndrim të këtillë kanë 33.5 për qind e të anketuarve, që është një rënie e butë në krahasim me 38.8 për qind te të cilët kriza ekonomike i shqetësonte më së shumti në anketën e muajit mars.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri