Maqedoni, muajin e ardhshëm duhet të fillojë ndërtimi i autostradave dhe korridoreve 8 dhe 10-D
Konsorciumi “Bechtel dhe Enka” më 22 prill të këtij viti duhet të fillojë punimet për ndërtimin e akseve Tetovë – Gostivar (17,5 km) Gostivar – Bukojçan (30.3 km) dhe Prilep – Manastir (39,3 km), ndërsa më 12 dhjetor edhe aksi Trebenisht – Strugë – Qafthanë në gjatësi prej 21,7 kilometrash.
Me marrëveshjen që u nënshkrua sot në Qeveri për akset e autostradave me gjatësi të përgjithshme prej 108,8 kilometra në vlerë prej 1,3 miliardë eurosh, zbatuesi e mori përsipër vetë ose përmes kompanive projektuese vendore njëherësh të projektojë dhe të ndërtojë.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi pas nënshkrimit të marrëveshjes kumtuan se në vit mesatarisht do të ndërtohen nga 23 kilometra autostradë, ndërsa çmimi mesatarisht do të jetë 12 milionë euro për një kilometër.
“Plotësisht është respektuar Ligji për kontraktimin e marrëveshjes me partnerin strategjik. Tjetërsimi nuk ka filluar akoma pasi ky është një model i ri ndërtimi i autostradave. “Bechtel dhe Enka” edhe do të projektojë edhe do të ndërtojë”, tha Rustemi.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski potencoi se çmimet janë mbuluar në bazë të një studimi fizibiliteti të përgatitur nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe është rishikuar nga kompania konsulente Grand Torton.
Me qëllim që të përshpejtohet ndërtimi i korridoreve, siç tha, nga zbatuesi do të aplikohet parimi i “projektimit dhe ndërtimit”, ndërsa kjo nënkupton se me marrëveshjen, zbatuesit i jepet obligimi vetë ose përmes kompanive vendore projektuese në të njëjtën kohë të projektojë dhe të ndërtojë.
I gjithë ndërtimi duhet të zgjasë deri në vitin 2027. Plani i propozuar dinamik parasheh afat prej 33 muajsh për ndërtimin e aksit Tetovë – Gostivar, 49 muaj për Trebenishtin – Strugën – Qafthanën dhe 57 muaj për Gostivar – Bukojçan dhe për Prilep – Manastir.
Financimi i projektit është nga Buxheti i shtetit, ndërsa në buxhetin e Ministrisë së Transprotit dhe Lidhjeve këtë vit janë paraparë 15 miliardë denarë ose 244 milionë euro. Planifikohet çdo vit nga Buxheti të ndahen po aq mjete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht