Maqedoni, janë pezulluar policët që thanë se janë mashtruar nga një i burgosur
![Maqedoni, janë pezulluar policët që thanë se janë mashtruar nga një i burgosur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/06/policia-mk-780x439.jpg)
Dy policët të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga një i burgosur janë suspenduar, informoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Në një deklaratë pas brifingut të sotëm me mediet, ministri Lloga tha se nga momenti kur është informuar për rastin, ka kërkuar nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve që të veprojë.
“Sot në komunikim me drejtorin e ri të INP Idrizovë është ndërmarrë kjo dhe dy policët janë suspenduar deri sa të zgjidhet ky rast”, tha ministri
Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve më parë njoftoi se më 19.09.2023 ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në INP Idrizovë me qëllim që të kontrollohen pretendimet e personave të dënuar, Toni Denkovski dhe Janko Janevski për kërcënime me jetë, reket dhe shantazhe.
“Lidhur me pretendimet e Janko Janevskit, i cili është duke vuajtur dënimin me burgim prej 9 vitesh, se ka shantazhuar dhe kërcënuar me jetë për t’ia kthyer 4.000 euro brenda 24 orëve, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve ka zhvilluar një bisedë me dy pjesëtarë të policisë së burgjeve të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga Janevski, i cili u kërkoi nga 2.000 euro, duke u premtuar se do të transferoheshin për të punuar në MPB. I kanë paguar shumën totale prej 4.000 eurosh shokut të tij në qendrën tregtare ‘City Mall’. Pas një kohe komandantët e kuptuan se ishin mashtruar dhe e raportuan ngjarjen në SP Kavadar”, njoftuan nga aty.
Zyrtarë nga Drejtoria kanë biseduar edhe me të dënuarin Janko Janevski, i cili ka sqaruar se ai asnjëherë nuk ka marrë para nga pjesëtarët e policisë së burgjeve, por përkundrazi, ai personalisht i ka dhënë para pjesëtarit të policisë së burgjeve Kiro Dimov. I dënuari Janevski paratë i merrte nga bastet sportive që organizoheshin në këtë institucion dhe në disa raste i kishte dhënë hua Dimovit. Më pas ka nisur ta kërcënojë përmes personave të dënuar që t’ia kthejë borxhin brenda 24 orëve. Pretendimet se pjesëtari i policisë së burgjeve i ka marrë para Janevskit i kanë konfirmuar edhe dy persona të tjerë të dënuar.
Lidhur me personin e dënuar Toni Denkovski për ankesën e tij se i është cenuar siguria dhe se ka pasur kërcënime dhe shantazhe nga persona të dënuar dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, për çka është dorëzuar kallëzim edhe në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Nga biseda me të, ai nuk tregoi emra konkretë të të dënuarve apo pjesëtarëve të policisë së burgjeve, për këtë arsye gjetjet e tij nuk mund të verifikoheshin. Për Denkovskin në buletinet ditore nuk është shënuar asnjë ngjarje apo sulm fizik ndaj këtij personi dhe janë marrë masa për sigurinë e tij, vendoset i vetëm në dhomë dhe del i vetëm në shëtitje.
Deri në ditën e mbikëqyrjes së kryer personi i dënuar Toni Denkovski, siç informuan, nuk ka parashtruar kërkesë për transferim në ndonjë institucion tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rama kritika disa deputetëve të PS: Dalin në popull vetëm kur më shoqërojnë mua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/edi-rama-2-380x233.jpg)
Rama kritika disa deputetëve të PS: Dalin në popull vetëm kur më shoqërojnë mua
![Nën sloganin “Beteja vazhdon” do të shënohet 2 Gushti – Dita e Republikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/deee333-380x233.png)
Nën sloganin “Beteja vazhdon” do të shënohet 2 Gushti – Dita e Republikës
![Aktiviteti për përmirësimin e shëndetit mendor, si ndikon meditimi kuantik tek personat që vuajnë nga stresi dhe ankthi?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/96121722164214-380x233.jpg)
Aktiviteti për përmirësimin e shëndetit mendor, si ndikon meditimi kuantik tek personat që vuajnë nga stresi dhe ankthi?
![Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/452952480_523198200047962_211853511398314183_n-380x233.jpg)
Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter
![Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/punooo-380x233.jpg)
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
![Vuçiq sërish flet për pretendimet e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vucicc-380x233.jpg)
Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë
![Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-28-130530-720x416-1-380x233.png)
Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë
![Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës, ishte përvojë e veçantë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/453385941_10159512315671739_7289508499869445633_n-380x233.jpg)
Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës, ishte përvojë e veçantë
![Bulliqi ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën tragjikisht në Valbonë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Shpejtim-Bulliqi-foto-380x233.jpg)
Bulliqi ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën tragjikisht në Valbonë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-231427-380x233.png)
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro
![Vuçiq sërish flet për pretendimet e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vucicc-380x233.jpg)
Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë
![Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1_GDC_0461-copy-380x233.jpg)
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez
![Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_11-29-380x233.png)
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?
![Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/punooo-380x233.jpg)
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
![Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-225810-380x233.png)
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10