Maqedoni: EMV mori 61 milionë euro për krizën energjetike, MEPSO e digjitalizon rrjetin

Me rishpërndarjen e mjeteve të buxhetit SHA EMV dje mori 61 milionë euro për prodhimtarinë vendore të energjisë dhe për tejkalimin e pasojave nga kriza energjetike, ndërsa SHA MEPSO filloi procesin e digjitalizimit të rrjetit përçues, me investim fillestar prej rreth pesë milionë euro. Nga Qeveria theksojnë se në kushte të krizës aktuale energjetike është veçanërisht e rëndësishme qëndrueshmëria e transmetimit të të dhënave, si dhe investimet në gjithë sektorin energjetik.
Pajisjet më të fundit të telekomunikacionit tashmë në funksion në SHA MEPSO duhet të sigurojnë transmetim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe të saktë të të dhënave, shpërndarje të pandërprerë të energjisë elektrike dhe të minimizojnë rrezikun e çdo ndërprerjeje të transmetimit në rast të avarive ose kushteve të këqija të motit. Performanca teknike e pajisjeve të mëparshme, e cila daton nga viti 2004, nuk ofron më opsione që do t’i përgjigjeshin aktivitetit.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në promovimin e projektit theksoi se zgjidhja më moderne për pajisjet e telekomunikacionit dhe monitorimin në distancë të trafo-stacioneve në MEPSO do të thotë se do të kemi një transmetim të sigurt të energjisë elektrike, që është jashtëzakonisht e rëndësishme në kohë krize. “Qëllimi është që të sigurohet transmetimi i shpejtë dhe i saktë i të dhënave, furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike dhe rreziku i ndërprerjes të zvogëlohet në minimum”, theksoi Kovaçevski.
Ai pret që vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i një termocentrali tjetër solar prej 10 megavatësh në Oslomej, ku termocentrali fotovoltaik 10 megavatësh në pronësi të EMV tashmë funksionon në vendin e ish vendburimeve të qymyrit.
“Elektranat solare do të jenë shtytës të tranzicionit energjetik në Maqedoninë e Veriut. Para fillimit me ndërtim janë centralet fotovoltaike përmes partneritetit publik-privat me EMV-në në Osllomej, me kapacitet të instaluar prej 100 megavatëve, ndërsa në vitin 2023 pres të fillojë me ndërtim edhe një central solar 10-megavatësh në Osllomej nga ana e EMV-së, tha Kovaçevski.
Muajin e ardhshëm në Kuvend duhet të parashtrohen disa ligje për investime strategjike në këtë sferë. Përmes konceptit të Investimeve strategjike, shtoi ai, janë siguruar mbi 1.000 megavatë në projekte për ndërtimin e centraleve fotovoltaike dhe me erë dhe atë me kompani të renomuara evropiane. Në EMV, tha kryeministri, po finalizohen edhe projekte tjera për ndërtimin e centraleve fotovoltaike në KXE Manastir, me kapacitet mes 200 dhe 300 megavatëve, ndërsa gjatë dy viteve të ardhshme duhet të lëshohen në përdorim të gjitha 130 megavatë të elektranave fotovoltaike, përmes rrugës së premiumeve, për të cilat janë nënshkruar marrëveshje gjatë dy viteve të kaluara.
Me Vendimin e miratuar dje nga Kuvendi për rishpërndarjen e mjeteve mes përfituesve të buxhetit të pushtetit qendror dhe mjeteve për vitin 2022, rishpërndahen 5,15 miliardë denarë, të siguruara në bazë të kursimeve në zërat jo prioritar dhe aty ku ka më pak realizim se sa ishte planifikuar, si dhe nga fondet që nuk janë realizuar në programe sipas mekanizmit KAPEF.
Në kuadër të aktiviteteve për sigurimin e furnizimit të rregullt të energjisë termike në Shkup, drejtori i përgjithshëm i SHA EMV Vasko Kovaçevski dje i bëri thirrje ngrohtores “Skopje Sever” që të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëpunim afarist dhe teknik për të mundësuar dërgimin e energjisë për ngrohje. EMV nuk mund të subvencionojë ligjërisht çmimin e energjisë së ngrohjes siç kërkohet nga ngrohtorja.
Drejtori Kovaçevski theksoi se ngrohtorja duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet formale dhe juridike, fillimisht me KRRE-në, e më pas të nënshkruajë kontratën dhe siç njoftojnë nga EMV, do të ndajë një pjesë të mjeteve nga llogaria speciale me paratë e dhëna nga Qeveria për përballje me krizën e ngrohjes, dhe do të ofrohet energji e ngrohjes për SHA “Shkup Veri”.
Më herët EMV bëri të ditur se “Makpetrol” ka siguruar gaz natyror për gjysmën e parë të muajit për ngrohtoren “Lindje” dhe “Perëndim” dhe për tërë muajin për KOGEL në filialin “Energjetika”. Nuk është bërë furnizim për TE-TO, e cila për muajin nëntor ka siguruar gaz për mënyrën e funksionimit të saj, por duhet të hyjë në sistemin e energjisë për ngrohje për qytetin e Shkupit.
Për periudhën e ardhshme, do të kërkohen oferta të reja nga kompanitë e interesuara për furnizim, përkatësisht për ngrohtoren “Lindje” dhe “Perëndim”, për KOGEL në “Energjetikë” dhe për angazhimin e mundshëm të termocentralit privat të gazit TE -TO nga ana e SHA EMV. Në ditët në vijim, EMV Shpërndarja e nxehtësisë do të nënshkruajë edhe marrëveshje me TE-TO për muajin nëntor për marrjen e energjisë termike nga ky termocentral, i cili do të duhet të hyjë në sistemin e energjisë termike për qytetin e Shkupit. Blerja e gazit natyror për një periudhë më të shkurtër kohore është bërë për faktin se çmimet e gazit natyror kanë rënë në bursa dhe pritshmëria është që të sigurohen kushte më të favorshme, në radhë të parë financiare, nëse ai blihet në mënyrë të njëpasnjëshme për periudha më të shkurtra.
Sipas kreut të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vend, Bergljot Barkbu, inflacioni pritet të qetësohet. Presioni mbi çmimet globale të energjisë dhe ushqimeve tashmë po zbutet dhe pritet një lehtësim i mëtejshëm, por megjithatë, siç tha Barkbu, inflacioni është ende i lartë dhe sipas gjitha gjasave do të nevojitet shtrëngim i mëtejshëm i politikës monetare.
“Rritja e inflacionit është një fenomen mbarëbotëror, i reflekton çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve, gjithashtu reflekton edhe disa çrregullime logjistike më afatgjate nga pandemia. Ajo është veçanërisht e pranishme në vende si Maqedonia e Veriut, sepse ushqimi dhe energjia zënë një pjesë të madhe të shportës së konsumatorit dhe për këtë arsye inflacioni është i lartë.
Për sa i përket politikave për përballimin e krizës, do të thoja të fokusohemi në dy fusha. Njëra është të jesh përgjegjës për shpenzimet publike, rritjen e pagave, pensionet dhe pagën minimale. Së dyti, ne e kemi parë tashmë se Banka Popullore ka filluar shtrëngimin e politikës monetare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë