LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, debat publik për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale

Maqedoni, debat publik për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale

Komisioni kuvendar për vetëqeverisje lokale sot organizon debat publik me temën “Zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale lidhur me punën e komisioneve për marrëdhënie mes bashkësive në nivel lokal (nenet 41 dhe 55)”, ku është paraparë fjalimi i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në Kuvend, për sot janë paralajmëruar mbledhje edhe të komisioneve për punë të jashtme, për punë dhe politikë sociale dhe për arsim, shkencë dhe sport.

Para anëtarëve të Komisionit për punë të jashtme është raporti për zbatimin e politikës së jashtme të ministrit të resorit, Nikolla Dimitrov, ndërsa para Komisionit për punë Propozim-ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, në lexim të dytë.


Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për themelim të Fakultetit teknologjik-teknik, Fakultetit  të veterinarisë dhe Fakultetit juridik në përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, dhe Ligji për themelimin e universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, që të dy në procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, me propozim të dy grupeve të deputetëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori