Edhe pse biznesmenët nuk janë të gatshëm për tatimin e ri progresiv që duhet të fillojë vitin e ardhshëm, Drejtoria e të Ardhurave Publike është e gatshme. Drejtoresha e këtij Institucioni Sanja Llukarevska thotë se pasi të miratohet ligji dhe aktet nënligjore, duhet të bëhen korrigjime të caktuara të softuerëve edhe tek obliguesit tatimor. Ajo njoftoi edhe punësime të reja për zbatimin e reformave tatimore.
“Për reformat e reja dhe për të gjitha proceset e mëtejshme, në sektorin e IT-së – po – na mungon kuadër, por presim që do të ketë edhe punësime të reja adekuate, duke kërkuar ndihmën e duhur nga sektori IT-së në Ministrinë e Financave, sepse jemi së bashku në këtë reformë- deklaroi Sanja Lukarevska, drejtore e DAP.
Ligji për të ardhurat personale, me të cilin aplikohet tatimi progresiv, ka hyrë në procedurë parlamentare dhe me procedurë të shkurtuar pritet të miratohet deri në fund të vitit. Biznesmenët, deri në momentin e fundit, nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre se reforma duhet të shtyhet pasi që do të ketë pasoja të mëdha për biznesin. Kundër tatimit progresiv tashmë janë prononcuar edhe nga Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoni, ndërsa kundër janë edhe nga Oda e firmave gjermane që veprojnë në vend.
“Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoni nuk e mbështet rritjen e tatimit të të ardhurave personale. Maqedonia si destinacion për investitorët e huaj është kryesisht konkurrues me para-shikueshmërinë, planifikimin afatgjatë dhe sigurinë ligjore- thonë nga Oda Ekonomike e Gjermanisë në Maqedoni.
Sipas kompanive gjermane, me ligjin e ri vendi largohet nga norma fikse e tatimit të sheshtë, dhe me këtë jo vetëm që rriten shpenzimet për kompanitë, por fillimisht krijohet pasiguri tek biznesmenët e këtyre firmave. Përndryshe, sa i përket mënyrës së re për paraqitjen elektronike vjetore të deklaratës tatimore, Lukarevska informoi se në 20 ditët e ardhshme, deri kur është afati i fundit, edhe 400 mijë tatimpagues tjerë duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike në sistemin DAP-it./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025